Drita fiton duelin e parë ndaj Tre Fiori në San Marino
Skuadra gjilanase FC Drita ka shënuar fitore të thellë në San Marino ndaj skuadrës Tre Fiori, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Tani, Dritës i mbetet punë e lehtë në ndeshjen e kthimit, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, për të kaluar tutje.
Rezultati i ndeshjes së sontme: Tre Fiori – Drita 1 :4.
Golashënues: Matteo Prandelli 56′, për skuadrën vendëse, ndërsa për skuadrën kampione të Kosovës, shënuan: Raddy Ovouka 61′, Blerim Krasniqi 63′ dhe Besnik Krasniqi 83′ dhe 90+4’ (Pen). /2LONLINE/
