DYLON

Drita fiton derbin, reagon presidenti Murseli

Drita fiton derbin, reagon presidenti Murseli
Avatar photo Elife Sherifi

Drita ka triumfuar në ndeshjen derbi ndaj SC Gjilanit, e që përkthehet në triumfuesin e qytetit. Në kuadër të javës së 18-të, Drita fitoi me rezultat 2:0 ndaj SC Gjilanit.

Kjo ishte fitorja e dytë në derbi këtë edicion për “Intelektualët”, të cilët kishin fituar edhe në ndeshjen e parë ne vjeshte me shifrat 1:0.

Pas kësaj fitoreje ka reaguar presidenti i klubit të Dritës, Valon Murseli, i cili ka thënë se ata janë krenaria e qytetit.

EkoHigjiena

“Krenaria e qytetit. Bravo djema”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.