DYLON

Drita fiton derbin, i prinë tabelës së klasifikimit me 53 pikë

Drita fiton derbin, i prinë tabelës së klasifikimit me 53 pikë
Avatar photo Redaksia

Derbi i skuadrave gjilanase, Drita – Gjilani, përfundoi me fitoren e Dritës me rezultat 2 me 0.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 11-të të takimit, me golin e Hamdi Namanit, derisa golin e dytë e shënoi Ardian Limani, në fund të pjesës së parë.

EkoHigjiena

Ky rezultat i pjesë së parë doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë fitore Drita i prinë tabelës së klasifikimit ku nga 24 lojë ka grumbulluar 53 pikë.

Ndërkohë që skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani mbanë pozitën e katërt me 33 pikë.

 Në javën tjetër, të 25-tën me radhë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dritës është udhëtuese ku do të ballafaqohet me Ballkanin, ndërsa Gjilani pret në terren të vet skuadrën Trepça ’89. /2LONLINE.com/ FOTO: Lumi HD.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.