Drita fitoi për ta shtuar komoditetin e liderit, Gjilani humbi për ta thelluar krizën!
Dy skuadrat gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilani, kanë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Derisa Drita, lidere e tabelës, ka shënuar fitore ndaj Prishtinës (2:0), duke e ruajtur diferencën e pikëve që ka me vendin e dytë, skuadra tjetër gjilanase pësoi humbje minimale (0:1) nga Ballkani dhe me këtë po rrëshqet në pjesën e poshtme të tabelës.
Drita, e cila para pak ditësh u mposhtë pikërisht nga Prishtina, ballafaqim për Kupë, dhe më pas humbi edhe ndeshjen kampionale ndaj Malishevës, u rikthye te fitorja, duke e mundur skuadrën nga kryeqendra.
Rezultati i këtij takimi 2:0, sulmuesi i skuadrës bardhekaltër, Veton Tusha, i cili realizoi të dy golat e fitores.
Dhe, tani kur deri në fund të këtij edicioni të garave në Superligë kanë mbetur edhe shtatë javë për t’u zhvilluar, Drita ka 63 pikë, duke ruajtur epërsinë prej dhjetë pikëve ndaj Ballkanit, që mban vendin e dytë.
Ndërsa, kur jemi te skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, ajo në këtë xhiro pësoi humbje nga Ballkani me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi Sunday Adetunji.
Se çfarë po ndodh me Gjilanin, me luhatjet e saja nga java në javë, e dinë më së mirë, vet skuadra kuq e bardhë, por ajo që po dihet tani është se në end se të flitet për mundësinë që kjo skuadre ta “kap”, pozicionin në tabelë që do e dërgon në Europë, ajo tani po rrëshqet në pjesë ne poshtme të tabelës dhe bënë që të flitet për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Kjo skuadër, fazën e tretë të këtij edicioni, e kishte nisur mbarë, ku në 5 ballafaqimet e para kishte grumbulluar 13 pikë, më pastaj ra, e keq e nisi edhe fazën e katërt të këtij kampionati, ku regjistroi vetëm humbje.
Nëse i shohim statistikat, në gjashtë ballafaqimet e fundit, Gjilani ka grumbulluar vetëm 4 pikë nga një fitore e një barazim.
Këto statistika të këqija po e dërgojnë Gjilanin ka pjesa e poshtme e tabelës dhe nëse nuk këndellët në 2/3 ndeshjet e radhës, qëndrimi në Superligë do të ishte sukses!
Përndryshe, java e 30-të e Superligës, për skuadrat gjilanase sjellë këto ballafaqime. Suhareka – Drita dhe Gjilani – Dukagjini. /2LONLINE/
