DYLON

Drita e Zekirija Ramadanit humb në Ferizaj

Drita e Zekirija Ramadanit humb në Ferizaj
Avatar photo Redaksia

Java e 31-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në Futboll, për skuadrën lidere në tabelë, Dritën, solli edhe një humbje, pas asaj për kupë në mesjavë. Skuadra e kryetrajnerit Zekirija Ramadani, nuk ia ka dalë, madje të nxjerrë as një pikë nga nikoqiri, FC Ferizaj, që i ka ndalur të tria pikët për vete, në një ballafaqim të fituar me rezultat 2:1, transmeton Portali 2LONLINE.

Drita, në këtë edicion e kishte mposhtur tri herë Ferizajn, por jo edhe sot.

EkoHigjiena

Ndeshja u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, ku fillimisht vendësit kaluan në epërsi, me golin e Antonio Ilieskit, barazoi Veton Tusha që shënoi për Dritën, por më pas erdhi goli i Fatjon Jusufit, që ia solli fitoren Ferizajt.

Natyrisht, Drita akoma mbanë kreun e tabelës, por tani diferenca me vendin e dytë, në të cilin ndodhet Ballkani, është nëntë pikë. Drita ka 66 pikë, Ballkani ka 57, ndërsa deri në fund të kampionatin kemi edhe pesë xhiro, duke përfshirë edhe ndeshjen mes të parit dhe të dytit.

Pra, FC Drita në vazhdim do të luaj me Llapin, është mysafir i Ballkanit, pret Dukagjinin, mandej vije derbi lokal Gjilani – Drita, dhe në javën e fundit, skuadra “bardh e kaltër”, pret Feronikelin 74.

Ndërsa, kur jemi te skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, pas rezultateve jo të dëshirueshme së fundi, java e 31-të, ishte javë e një fitoreje bindëse ndaj Suharekës (3:0), që ua “ktheu shpirtin”, por edhe shpresën reale për një vend që do të mund ta dërgojë në garat evropiane, transmeton Portali 2LONLINE.

Por, në këtë rrugëtim, humbja e Dritës, përkatësisht fitorja e Ferizajt, ia prish paksa “matematikat” skuadrës kuq e bardhë, të kryetrajnerit Ardian Nuhiut, pasi tani, Ferizaj me 45 pikë, merr pozitën e katërt, duke e zhvendosur Gjilanin një pozitë më poshtë me 42 pikë. Përndryshe pozita e tretë që synohet për pjesëmarrje në Evropë, aktualisht mbahet nga Malisheva që ka 47 pikë.

Gjithsesi, mbeten edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit dhe do të shohim ecurinë e skuadrave të qytetit të Gjilanit, të Dritës të Zekirija Ramadanit. e cila pothuajse ka “në dorë”, titullin e kampionit dhe vetëm pret nga ngris përpjetë trofeun, si dhe të Gjilanit, të Ardian Nuhiut, që luhatet mes gjasës për një vend që dërgon në garat evropiane, apo edhe për të rrëshqitur në barazh, që do ta detyrojë të kërkojë pastaj qëndrimin në Superligë, si “objektiv” i mbetur i klubit!  /2LONLINE/