DYLON

Drita e përmbyll edicionin me fitore, Gjilani me barazim

Drita e përmbyll edicionin me fitore, Gjilani me barazim
Avatar photo Redaksia

FC Drita, që ka fituar titullin kampion në elitën e futbollit kosovar, edicionin e përmbylli me fitore duke mundur Feronikelin 74, me rezultat 4:1, një ndeshje, epilogu i të cilës nuk pati fare rëndësi për bardhekaltërtit, të cilët, javë më parë kishin siguruar pikët e mjaftueshme për titull kampioni.

Ndërkohë, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, e cila “guxoi” për pak ta ëndërronte Evropën, por që kjo ëndërr varej nga kjo javë, i duhej të fitonte në Ferizaj, me kushtin që Malisheva të humbte në Prishtinë, gjë që nuk ndodhi, as Gjilani nuk fitoi, e as Malisheva nuk humbi, por që të dyja këto takime përfunduan baras (Ferizaj – Gjilani 2:2 dhe Prishtina – Malisheva 2:2), transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate: Llapi – Dukagjini 3:1, dhe Suhareka – Ballkani 2:2.

Kështu FC Drita kampione, do të luaj në kualifikimet për Champions League, Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës, do të luajë në kualifikimet për Europa UEFA League, derisa në Conference League do të luajnë Ballkani dhe Malisheva.

Feronikeli e Suhareka biejnë nga liga, ndërsa Llapi në barazh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.