Drita e pafat, eliminohet nga Kupa e Kosovës

Drita e pafat, eliminohet nga Kupa e Kosovës

Kampioni në fuqi, Fc.Drita e pati një përballje të vështirë kundër Vëllaznimit në Gjakovë në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll

Ndonëse ishte një lojë plot adrenalinë dhe aksione sa nga njëea anë sa nga ana tjetër, atmosfera në tribina nuk mungoi.

Megjithëse, Drita ishte më këmbëngulëse dhe e deshi golin lojtarët nuk e gjetën .portën e Vllaznimit asnjëherë. Xhevdet Shabani dhe Endrit Krasniqi provuan disa herë, ndërsa edhe ardhja e re Kyrian Nwabueze shpërdoroi një mundësi të sigurt në minutat shtesë të takimit.

Goli i Vllaznimit erdhi në pjesën e parë në minutën e 42’ me anë të Tun Bardhokut. Ky ishte edhe goli i vetëm I takimit, përkundër tentimit të Dritës për të barazuar dhe shënuar fitore.

Shumë nga të pranishmit në stadium dhe njohës të futbollit komentuan mënyrën e referimit, duke treguar pakënaqësi  dhe favore në anë të Vllaznimit.

Sidoqoftë, Vëllaznimi me fitore minimale 1:0 në shtëpinë e tyre eliminoi Dritën për të dytin vit me radhë.

 

KOMENTE