DYLON

Drita e nis mbarë stinorin pranveror, mundi Malishevën

Drita e nis mbarë stinorin pranveror, mundi Malishevën
Avatar photo Redaksia

FC Drita e ka nisur mbarë stinorin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll, pasi në xhiron e 19-të, ka regjistruar fitoren e radhës.

Kësaj here, Drita, lidere e tabelës së klasifikimit, ka mundur Malishevën me rezultat 2 me 0, me golat e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutat  61  e 78’.

EkoHigjiena

Kështu Drita mund të thuhet se po rrugëton me hapa të duhur drejt titullit pasi me fitore po e përforcon edhe më shumë veten në vendin e parë në tabelë, aktualisht ka 43 pikë.

Përndryshe, skudra që po e ndjek pas liderin, është Ballkani që edhe ajo startoi stinorin me fitore, ndonëse në sekondat e fundit të takimit, Ballkani mori fitore ndaj Dukagjinit dhe tani ka 36 pikë.

Përndryshe, skuadra tjetër gjilanase që bënë gara në Superligë, SC Gjilani, ndeshjen e javës së 19-të, të parën në stinorin pranveror, e zhvilloin nesër, është mysafire e Llapit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.