DYLON

Drita e nis mbarë play-off-in, fiton ndeshjen e parë ndaj Golden Eagle Theranda

Drita e nis mbarë play-off-in, fiton ndeshjen e parë ndaj Golden Eagle Theranda
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase e volejbollit, KV Drita (M) e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e play off-it, në çerekfinalen e parë të Raiffeisen Superligës A – Meshkujt, pasi djelmoshat e skuadrës “bardh e kaltër” i kanë mposhtur ata të skuadrës Golden Eagle Theranda, edhe atë me rezultat të pastër 3-0. Rezultati në sete: 25/14, 25/21, 25/15, transmetom 2LONLINE.

Ndeshja u zhvillua në Kamenicë, për shkak të renovimit të palestrës në Gjilan e ku Drita dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke  bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

EkoHigjiena

Ndeshja e dytë e çerekfinales do të përcaktojë nëse Drita do të sigurojë menjëherë kalimin tutje, apo nëse Golden Eagle Theranda do të arrijë ta barazojë serinë.

Përndryshe, drejtuesit e klubit gjilanas vlerësuan se kjo ndeshje e sontme, ishte një paraqitje e fortë ku Drita dominojë plotësisht dhe arriti fitore të pastër 3-0 në sete, duke dhënë një mesazh të qartë për ambiciet  që ka, transmeton 2LONLINE.

“Ekipi tregoi karakter, disiplinë dhe uri për fitore nga pika e parë deri në fund. Ky është vetëm hapi i parë pasi puna nuk ka mbaruar ende. Në fundjavë na pret edhe ndeshja e kthimit, ku me një fitore tjetër sigurojmë kualifikimin në gjysmëfinale. Fokusi mbetet i njëjtë, përulësi, përkushtim dhe luftë deri në pikën e fundit. Kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë, tani është koha ta konfirmojmë”, thuhet në njoftimi ne klubit gjilanas.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.