DYLON

Drita e nis edicionin e ri me fitore

Drita e nis edicionin e ri me fitore
Avatar photo Redaksia

FC Drita e ka nisur edicionin e ri 2021/2022 me këmbë të mbarë, pasi në takimin e xhiros së parë ka shënuar fitore, si vendës, në duelin ndaj KF Feronikelit.

Rezultati i këtij takimi ishte 2:1.

EkoHigjiena

Golat për skuadrën bardhë e kaltër u shënuan në pjesën e dytë, 77’ dhe 80’ nga Ardit Tahiri,  lojtar ky që sot debutoi me Dritën.  Ndërsa, golin për mysafirët e realizoi, Sokol Kiqina.

Sipas drejtuesve  të këtij klubi, skuadra  bardh e kaltër tregoi formë të mirë dhe lojë të kujdesshme në të gjitha repartet, kurse u aktivizuan edhe prurjet e reja. Përndrysh, në këtë takim munguan Marko Simonovski, Agim Zeka dhe Arbnor Muja.

Deklarata e Ardian Nuhiut, trajner i Dritës:

“Përgëzoj lojtarët për fitoren, karakterin e treguar dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. Nuk kisha vërejtje edhe pse ishim në disavantazh

Besuam deri në fund dhe ia dolën ta fitojnë ndeshjen. Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar.

Kemi fondin e lojtarëve dhe mund të jenë zëvendësues secili për secilin. Më mirë të më dhëmb koka që të kem më shumë futbollistë sesa të mos kem”, ka thënë Nuhiu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.