DYLON

Drita e kishte fitoren në duar, ia rrëmbeu Prishtina në minutat shtesë të lojës

Drita e kishte fitoren në duar, ia rrëmbeu Prishtina në minutat shtesë të lojës
Avatar photo Redaksia

Ndonëse mbeti me një lojtarë më pak që nga minuta e 62 e takimit, FC Drita ia arriti që të avanconte e para në ballafaqim me skuadrën mysafire nga kryeqendra, por se FC Prishtinës, iu deshën vetëm tre minuta, pas lojë shtesë, (90+1 dhe 90+3)., që me përmbysje rezultati ta fitojë ndeshjen, 1 – 2.

Një ndeshje kjo me një fund dramatik, që u luajt në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll,  bëri që pikët t’i marrin mysafirët dhe Dritës vendëse t’i shkaktohet humbja e parë në këtë stinor.

EkoHigjiena

Përndryshe, Drita mbeti me një lojtar më pak në minutën e 62 kur Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq, porse Drita edhe me dhjetë lojtarë, ishte në kërkim të golit dhe atë e gjeti përmes lojtarit, Prince Balde që në minutën e 88 shënoi për 1 me 0.

Por se, kur të gjithë pritën që Drita, përkundër se luajti më shumë se gjysmë ore, me një lojtar më pak, do të regjistrojë fitoren e radhës, ndodhi përmbysja nga skuadra e kryeqendrës, që fillimisht përmes Shefit Shefiti barazoi rezultatin në minutën 90+1, e në 90+3, Leotrim Kryeziu shënoi nga penalltia për 1-2, rezultat ky me të cilin edhe u përmbyll takimi.

Drita doli nga kjo ndeshje e dëshpëruar, pasi nuk i ndali pikët  për vete, por se ajo akoma vazhdon të jetë liderë e tabelës, pasi ka 27 pikë nga 12 takime, e që përcjellët nga Ballkani me 22 pikë por me Vetëm 9 ndeshje të luajtura.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.