2L ONLINE/ – Në kuadër të javës së 3-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, sot zhvillohen pesë duele futbollistike, e ku luajnë edhe dy skuadrat gjilanase, KF Drita e KF Gjilani, e para si mikpritëse e KF Llapit dhe e dyta, skuadër udhëtuese, për t’u ballafaquar me KF Ferizaj. Janë këto dy takime, në të cilat skuadrat e qytetit të Gjilanit synojnë të arrijnë suksesin maksimal, për t’i shtuar pikët dhe ngjitur sa më sipër në tabelën e klasifikimit.
KF Drita që ka tri pike nga dy takime, një fitore (Drita – Trepça 1 – 0) dhe një humbje (Trepça 89’ – Drita 1 – 0), synon ta regjistrojë fitoren e dytë dhe tri pikët e reja, me synimin që nga pozita e shtatë ku është tani të ngjitet më lartë.
Skuadra tjetër gjilanase, KF Gjilani po ashtu ka tri pikë nga dy xhiro, një humbje në xhiron e parë (Gjilani – Trepça 89’ 1 -2) dhe fitore në atë të dytë (Gjilani – Feronikeli 2 -1) , do të mundohet që nga Ferizaj të mos kthehet duarbosh, por me pikë, që edhe ato pikë nga pozita e gjashtë ta dërgojnë më lartë në tabelë.
Përndryshe, të gjitha ndeshjet e sotshme fillojnë nga ora 15:00
Ja qiftet e ditës së sotme:
Takimi tjetër i kësaj jave, Feronikeli – Trepça 89’ luhet të enjten po në ora 15:00
Përndryshe, ja edhe tabela aktuale pas dy xhirove: