Drita e Gjilani janë si shenjë mbrojtëse e Komunës së Gjilanit!

Drita e Gjilani janë si shenjë mbrojtëse e Komunës së Gjilanit!

Në një rrugëtim ekuilibrues të kampionatit të Kosovës në Futboll 2019/2020, më të vështirin, më të gjatin dhe më të pazakonshmin deri më tani, të lojës së futbollit në Kosovë, FC Drita dhe SC Gjilani u radhitën në vendin e parë të Ipko Superligës së Kosovës.

Shkruan: Murat Hoxha 

Vendi i parë realisht u takoi të dyja ekipeve për shkak se nuk pati dallime substanciale qoftë në pikë apo në golaverazh. Dallimi për një nyancë margjinale rezultoi që në renditjen përfundimtare të vehet e para FC Drita, ndërsa e dyta SC Gjilani. Njëra do të vazhdojë garat në parakualifikime të ligës së kampionve dhe e dyta në Ligë e Evropës. Të dyja në arenen ndërkombëtare, të dyja me një përspektivë Evropiane ashtu si që pretendon edhe Kosova si shtet.

Emëruesi i përbashkët i këtyre dy klubeve gjatë viteve të kaluara dhe të dëshmuar edhe tani është se janë si shenjë mbrojtëse e Komunës së Gjilanit, është krenari, është ndjenjë për më tepër është mburrje.

Gjithsesi nuk mund ta fshehë kënaqësin time si pjesëmarrës aktiv i proceseve të zhvillimit të futbollit në të tri fazat e zhvillimit të tijë, para luftes, pas luftes dhe pas Pranimit të FFK-së në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit boterorë, atë të FIFA-s dhe UEFA-s. Që nga themelimi i KF Gjilanit isha bartës i përgjegjësive, për më tepër donator së bashku me një plejadë udhëheqësish e donatorësh të shumtë, isha pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën kur atë e udhëhoqi Sabri Hashani e pastaj legjenda e futbollit i paharrueshmi Fadil Vokrri.

Padyshim që suksesi i dy klubeve Gjilanase, na kthen nostalgjinë e përpjekjeve gjatë shumë viteve të kaluara, të Skifterave dhe Intelektualve, të cilët në fakt e bënë derbin Gjilanas më të zjarrtin në Ballkan, ata të cilët i dhanë zemër futbollit, ata të cilët krijuan imazhin madje e motivuan edhe UEFA-an që edhe moralisht të mbështetë Kosovën për të qenë pjesë e futbollit ndërkombëtarë.

Duhet pranuar që transformimi i klubeve, koncepti i ri organizativ, investimet më të mëdha por edhe vendosmëria e udhëheqësisë, e në veqanti të presidentëve të dy klubeve u kurorzua me këtë sukses. Besojmë në përvojën e FC Drita, e cila për të dytën herë po merr pjesë në garat ndërkombëtare dhe SC Gjilani me një cilësi të jashtëzakonshme do të rrisin sukseset e veta, në gara por edhe në organizim e infeastrukturës, do të zhvillojnë akademitë e futbollit të cilat do të kenë refleksone të gjera positive.

Këtë vit në gara ndërkombëtare merr pjesë edhe KF Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës në Futboll, të cilin klub e kam simpatizua gjatë periudhës së paraluftes dhe tani është në konsideratën time si klub i kryeqytetit, nëpër të cilin kaluan futbollistet më të spikatur të Kosovës, por edhe për shkak të organizimit dhe infrastrukturës së licencuar nga UEFA.

Dua të konstatoj një ndieshmëri personale për KF Ballkanin i cili ishte klubi më i merituar për të qenë pjesë e garave ndërkombëtare, megjithate ky është futbolli. Shembulli më i mirë është rëzultati i SC Gilani dhe FC Drita, nyancat në rezultat dhe renditja e tyre.

Padyshim që në vlerësimin tim Kampionati ishte i veqantë edhe për shkak të ndryshimit të sistemit garues, por me një konkurrencë dhe angazhim të madhë edhe të FFK-së, është i konsideruar si një kampionat i rregullt dhe i merituar. Natyrisht mund të jenë të arsyeshme reagimet e ndryshme me apo pa ndonjë arsye të madhe, por epilogu i këtij kampionati konfirmoi që Kosova edhe mëtutje do të jetë burim i futbollistëve të lalentuar, ndërsa futbolli si sport mëriton konsideratën edhe të Qeverisë dhe institucioneve Komunale, përfshi edhe FFK-në, në dorën e të cilve është ngritja e kapaciteteve infrastrukturore, konsolidimit financiarë e organizativ dhe edukimin professional të gjithë anëtarve të FFK-së.

Unë dua që për suksesin e arritur ne sezonin kampional 2019/2020 ti uroj Futbollistet dhe shtabin teknik, të dy klubeve, kryesitë e tyre, e në veqanti Presidentët e dy klubeve të cilët dhanë një kontribut të madhë në promovimin e futbollit në përgjithsi e klubeve në veqanti, qytetit të Gjilanit dhe Republikës së Kosovës.

Uroj në radhë të parë dhe në mënyre të veqant Skifterat të cilët “në të mirë dhe në të keq” e përkrahën SC Gjilanin, si dhe intelektualët të cilët të konsoliduar patën paraqitje dinjitoze në mbështetjen e tyre për FC Dritën.

Uroj Kryetarin e Komunës z. Lutfi Haziri i cili në mënyrë permanente ishte pjesë e përkrahjes së sportit në përgjithësi e në veqanti të futbollit, cili me autoritetin e vetë dhe në koordinim me Ministrine e Sportit, kontribuoi që të përmirsohet infrastruktura e cila është kusht për avansimin e sportit në Komunën tonë.

Uroj të dy klubeve suksese në garat e metutjeshme dhe në kampionatet të tjera. /2LONLINE.com/

KOMENTE