Drita e Gjilani i luajnë sot ndeshjet e javës së 31-të, synojnë maksimumin ndaj kundërshtarëve të tyre
Java e 31-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll, nis sot me tri duele interesante ku takohen: Drita – Prishtina, Malisheva – Gjilani dhe Llapi – Prishtina e Re, ndeshje këto me peshë, qoftë pjesën e sipërme të tabelës që siguron trofeun apo daljen në Evropë, po ashtu edhe për mbijetesë.
Tani kur deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro, aktualisht Drita kryeson tabelën me 57 pikë, pesë më shumë se Ballkani që e ndjekë pas në luftë për titull.
“Bardh e kaltërtit” gjilanas synojnë fitore për të ecë sigurt drejt titullit, ndërsa takohen me Prishtinën, për të cilën gjithashtu ky takim është tejet i rëndësishëm për ta mbajtur hapin për pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane, pasi skuadra nga kryeqendra është e katërta me 45 pikë dhe në këtë rrugëtim, rival ka Malishevën, të tretën me 46 pikë dhe Gjilanin të pestin me 44 pikë.
Pikërisht, takimi tjetër i sotëm, luhet mes Malishevës dhe Gjilanit, që e bënë këtë situatë edhe më interesante, sepse epilogu i këtij takimi mund të qartësojë ca këtë garë për pozitën e tretë.
Gjithsesi janë edhe gjashtë lojë deri në fund, ka 18 pikë në lojë dhe pritet garë e ashpër për secilën pikë nga të gjitha skuadrat.
Edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Llapit e Prishtinës së Re është e rëndësishme, por tani në garën e pjesës së poshtme të tabelës, dy ekipe që aktualisht përmbyllin tabelës e klasifikimit andaj pikët janë tejet të rëndësishme për të dyja palët për të shpëtuar nga rënia prej ligës.
Të tre duelet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.
Përndryshe, dy ndeshjet tjera të kësaj jave luhen nesër, takohen: Drenica – Ballkani dhe Ferizaj – Dukagjini. /2LONLINE/
