Drita e Gjilani i luajnë sot ndeshjet e javës së 18-të me kundërshtarët e tyre
Java e 18-të e Albi Mall Superligës së Kosovës do të përmbyllet sot me tri ndeshjet tjera, Malisheva – Drita, Gjilani – Prishtina e Re dhe Dukagjini – Ballkani.
Hiq, ndeshjen e javës së 13-të, mes Dritës e Prishtinës, që ka mbetur pa u zhvilluar, ndeshjet e sotme e përmbyllin stinorin vjeshtor dhe e përcaktojnë renditjen tabelare të skuadrave para pushimit.
Aktualisht, Ballkani është i pari me 32 pikë nga 17 xhiro, pasohet nga Prishtina me 30 pikë, nga 17 xhiro, e Dukagjini me 28 pikë, nga 17 xhiro, Malisheva, 26 pikë, nga 17 xhiro, Drita 25 pikë, nga 16 xhiro, Gjilani 23 pikë, nga 17 xhiro, Llapi me 21 pikë, nga 18 xhiro, Drenica 20 pikë, nga 18 xhiro, Ferizaj, 19 pikë, nga 18 xhiro dhe Prishtina e Re, 15 pikë të grumbulluara nga 17 xhiro.
Nëse i shohim skuadrat gjilanase, dhe në qoftë se supozojmë pikët maksimale, atëherë Drita mund të përfundojë stinorin në pozitën e dytë, e Gjilani në pozitën e pestë. Gjithsesi mbeytet të shihet epilogu i takimeve të sotme dhe i takimit të mbetur mes Dritës e Prishtinës, e shtyrë, për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat evropiane. /2LONLINE/
