DYLON

Drita e Gjilani fitojnë pikë të rëndësishme në javën e 25-të, pozicionohen në pozitat dy e tre në tabelë

Drita e Gjilani fitojnë pikë të rëndësishme në javën e 25-të, pozicionohen në pozitat dy e tre në tabelë
Avatar photo Redaksia

Dy skuadrat gjilanase, që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, FC Drita dhe SC Gjilani kanë shënuar fitore dhe kanë arkëtuar pikë të rëndësishme në ndeshjet e tyre të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në Futboll.

Drita, si vendëse ka mundur Dukagjinin me rezultat 2 me 1, derisa Gjilani si mysafire ka dal triumfuese ndaj Llapit, rezultati i takimit 2:3.

EkoHigjiena

Këto pikë të arkëtuara si për njërën, si për skuadrën tjetër, kanë qenë mjaftë të rëndësishme. Drita, që synim ka mbrojtjen e titullit kampion, është në kuotën e 45 pikëve, pozicionohet në pozitën e dytë, por me pikë të barabarta si lideri aktual, Ballkani.

Ndërkohë, për Gjilanin që synim ka Evropën, kjo fitore e madhe dhe tri pikët e arkëtuara janë tejet me vlerë për faktin se tani e pozicionojnë në pozitën e tretë në tabelë, me 39 pikë, fal edhe dështimit në këtë xhiro të skuadrave kundërshtare me synim të njëjtë në këtë rrugëtim, siç është Prishtina, Malisheva e Dukagjini, transmeton 2LONLINE.com.

Përndryshe, kur jemi te takimet e sotme, Drita mundi Dukagjinin 2:1. Golashënues për Dritën: Besnik Krasniqi e Veton Tusha derisa për Dukagjinin shënoi Hekuran Berisha.

Ndërsa, Ndeshja Llapi – Gjilani përfundoi 2:3. Golashënues për Gjilanin: Oltion Bilalli, Senad Jaroviq dhe Blerind Morina, derisa për Llapin shënuan: Edon Sadriu dhe Muhamed Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.