DYLON
Play-Off | Gjysmëfinalja 2 | Drita 3-1 Ferizaj

Drita e fiton përballjen e dytë, do të luhet ndeshja e tretë vendimtare

Drita e fiton përballjen e dytë, do të luhet ndeshja e tretë vendimtare
Avatar photo Redaksia
Barazohet seria 1:1.. Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë vendimtare, e cila do të zhvillohet në Ferizaj

Djelmoshat e Klubit të Volejbollit Drita kanë shënuar fitore në përballje të dytë ndaj skuadrës së Ferizajt, 3 me 1 në sete, duke barazuar kështu serinë në 1 me 1, për të siguruar zhvillimin e ndeshjes së tretë që do të jetë vendimtare për atë se kush do të shkojë në finale.

Në një ndeshje të luajtur sonte në Palestrën Sportive në Kamenicë, skuadra e Dritës tregoi karakter, forcë dhe shpirt gare duke shënuar një fitore shumë të rëndësishme dhe se pas këtij barazimi tani gjithçka mbetet e hapur dhe se finalisti do të vendoset në përballjen e tretë.

EkoHigjiena

Raiffeisen Superliga A – Meshkujt
Play-Off | Gjysmëfinalja 2
Drita 3-1 Ferizaj
25/21, 26/28, 25/20, 25/20

Përndryshe, drejtuesit e klubit gjilanas  thonë se KV Drita dha gjithçka në parket, ndërsa përkrahja e jashtëzakonshme nga tribunat ishte një shtysë e madhe drejt kësaj fitoreje të merituar.

“Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë vendimtare, e cila do të zhvillohet në Ferizaj. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, vazhdojmë të bashkuar drejt qëllimit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit “bardh e kaltër”, që synim ka titullin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.