DYLON

Drita e fiton ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’

Drita e fiton ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’
Avatar photo Redaksia

Kampioni i Kosovës, FC Drita ka mundur skuadrën Differdange 03 nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit përmes Albert Dabiqajt në minutën e 30-të kaluan në epërsi prej 1-0, ndërkohë që Differange përmes futbollistit Andreas Buch, në minutën e 65-të, ka barazuar shifrat në 1-1.

EkoHigjiena

Por, Drita sërish u kthye te rezultati pozitiv pasi Besnik Krasniqi, në minutën e 80-të, ka shënuar nga penalltia.

Rezultati 2-1, doli të ishte epilogu final i këtij takimi i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa ndeshja e kthimit, do të luhet pas një jave në Luksemburg. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.