DYLON

Drita e fiton duelin ndaj Llapit

Drita e fiton duelin ndaj Llapit
Redaksia

Kampionia në fuqi FC Drita e ka fituar ndeshjen ndaj Llapit, si skuadër mysafire, në kuadër të javës së dhjetë të Superligës ës Kosovës në Futboll.

Llapi –  Drita 1:2, golat u shënuan nga Vesel Limaj dhe Liridon Balaj për Dritën, ndërsa të vetmin gol për Llapit e shënoi Arbnor Aliu.

EkoHigjiena

Me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt kreut të tabelës aty ku edhe është synimi i skuadrës “bardh e kaltër” nga qyteti i Gjilanit, që drejtohet nga Ardian Nuhiu.

Kjo është fitorja e dytë rradhazi për Dritën në udhëtim pas fitores me rezultat minimal ndaj Ballkanit, ndërkohë që kujtojmë se Drita e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Prishtinën.

Nga nëntë takime të zhvilluara në këto dhjetë javë, Drita ka grumbulluar 17 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.