DYLON

Drita e dominoi lojën, por nuk e gjeti dot golin

Drita e dominoi lojën, por nuk e gjeti dot golin
Avatar photo Redaksia

Java e 26-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll solli ballafaqimin Malisheva – Drita, e cila u përmbyll pa gola. Për një pretenduese të titullit, siç është Drita, mos marrja e pikëve të plota, me skuadra që nuk  i ka rival të synimeve të njëjta, mund t’ia vështirësojnë rrugën drejt synimit, e sidomos nëse nuk shënon, pra reparti sulmues nuk e gjen dot golin, atëherë, rivalët tjerë, në këtë rast Ballkani, mund ta tejkalon me pikë.

Aktualisht, Drita vazhdon të jetë liderë e tabelës, tani me 52 pikë, 2 më tepër se Ballkani që e ndjek pas, por që ndeshjen e javës së 26-të e luan të dielën në Ferizaj dhe me fitore eventuale, i del sipër Dritës.

EkoHigjiena

Sido që të  jetë, Drita sot luajti baras (0:0) dhe arkëtoi vetëm një pikë, ndërsa  sot u zhvillua edhe një ndeshje tjetër: Drenica – Prishtina (0:1), ndërsa nesër luajnë: Gjilani – Llapi, Ferizaj – Ballkani dhe Trepça ’89 – Dukagjini. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.