Drejtues të skuadrës së futbollit “Drita” kanë bërë me dije se kanë “blinduar” lojtarin Ardian Limani i cili do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën gjilanase bardh e kaltër deri më 2022.
“Kapiteni ynë, Ardian Limani ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë dhe kështu do të jetë me ne, deri në vitin 2022, thuhet në një njoftim të klubit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli është shprehur tejet i lumtur pas arritjes se marrëveshjes pasi që sipas tij, Ardi është lojtar kyç i ekipit dhe kapiten tash e tre vite dhe kjo e tregon përkushtimin që ai ka për klubin e tij të zemrës.