DYLON

Drita – Drenica ndajnë pikët

Drita – Drenica ndajnë pikët
Avatar photo Redaksia

Ballafaqim  i javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, në mes të FC Drita dhe FC Drenica, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.

Skuadra kampione në fuqi dhe kryesuese e renditjes tabelare nuk ia ka arritur t’i ndal të tria pikët në Gjilan pasi ka barazuar me shifrat 1  – 1.

EkoHigjiena

E para në epërsi kaloi skuadra bardh e kaltër me golin e shënuar nga Bujar Shabani i cili  tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 29-të,  ndërsa barazoi skuadra mysafire në minutë ne 42-të përmes golit të shënuar nga Baton Zabërgja.

Ky rezultat doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i këtij takimi.

Përndryshe, Drita vazhdon t’i prijë tabelës me 55 pikë nga 26 takime, ndërsa takimin e javës së 27-të e luan si skuadër mysafire kundër  Arbërisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.