Drita – Drenica luajnë pa gola
Është mbyll pa gola ndeshja e javës së katërt e Superligës së Kosovës në Futboll, në mes të Dritës e Drenicës, ndeshje e luajtur në stadiumin ndihmës, me bari sintetik, në Gjilan.
Dritës nuk i mjaftuan 90 minuta lojë për ta gjetur dhe tundur rrjetën e brendshme të portës kundërshtare, që mbeti e paprekur, përkundër që skuadra ‘bardh e kaltër” pati disa raste të mira shënimi, por mungoi efikasiteti.
Kështu, kjo ndeshje u mbyll me portat e paprekura dhe aktualisht Drita ka 7 pikë, nga tri ndeshjet e zhvilluara, renditët në pozitën e pestë, ndërkohë që kujtojmë se për shkak të angazhimeve në Evropë, nuk e ka të zhvilluar ndeshjen e javës së dytë ndaj Prishtinës. /2LONLINE/
