(2L ONLINE) – Dueli ndërmjet Dritë dhe Trepçës ka përfunduar me shifra të bardh, 0:0 duke ju dhënë kështu dy skuadrave nga një pikë sa për ta zbutur gjendjen në të cilën ndodhen. Tani dy skuadrat kanë bërë një hapa para pasi kanë kaluar Ferizajn në radhitjen tabelore.
Nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola sfida ndërmjet Dritës dhe Trepçës. Dy skuadrat kanë shfaqur një futboll të plogësht më pak raste shënimi.
Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për portalin ‘’2L ONLINE’’, trajneri i Dritës Afrim Shahini u shpreh:
‘’Luajtëm ndaj një kundërshtari që gjatë gjithë lojës i mbrojt në fushën e vet. Ne u përpoqëm që të bënim diçka më shumë por ishte e pamundur. Tani na mbetet që të javët e ardhshme të vazhdojmë të përmirësohemi ende’’
Ndeshje monotone
Takimi ndërmjet Dritës dhe Trepçës ishte tejet monotonë. Me shumë ndërprerje dhe me pak raste shënimi. Të vetmin mundësi serioze ne pjesën e parë e patën mikpritësit të cilët në minutën e 22, rrezikuan përmes sulmuesit të tyre Almedin Muratit por tentim parabola e tij shkoi mbi portën e Afrim Ademit. Edhe pse dy skuadrat kishin nevojë të madhe për pikë në asnjë moment tjetër nuk e hapën lojën e tyre duke i lënë letrat e hapura për në pjesën e dytë të ndeshjes
Mbrohet Trepça
Pjesa e dytë e lojës ishte e ngjashme me atë të parën. Vendasit të përkrahur nga një numër i vogël i tifozëve në stadium nuk gjejnë zgjidhje për ta thyer kordonin e mbrojtjes vendase e cila ishte shndërruar në një bunker të vërtet dhe ‘’menyja’’ e vetme për të rrezikuar ishin goditjet nga distanca. Nga ky ‘’arsenal’’ i armëve provon Florim Berisha në minutën e 60, por gjuajtja e sulmuesit përfundon në ‘’strofull ën’’ e Ademit.
Ndërkohë xehetarët nëpërmjet kundërsulmeve u munduan të zënin në befasi mbrojtjen vendase që në këtë ndeshje shfaqi siguri të lartë. I vetmi rast serioz që krijuan mitrovicasit nga kjo ndeshje ishte gjuajtja e kapitenit Shpëtim Babajt nga dënimi pesëmbëdhjetë minuta para se të përfundonte ndeshja por jo sa për ta ndryshuar rrjedhën e saj.
Fundi i ndeshjes u shoqërua me nervozizëm dhe protesta nga dyja anët, ndërkohë më së keqi e pësoi trajneri i Trepçës, Ajet Shosholli i cili u përjashtua nga loja pesë minuta para fundit për shkak të kundërshtimit të anësorit për një anësore. Kështu edhe përfundoi ndeshja me rezultatin e bardhë, 0:0 duke iu dhënë skuadrave pikën e 13 këtë edicion garash.
Ndërkohë, Ajet Shosholli trajneri xehetarëve mbeti i kënaqur me rrjedhën e lojën por jo edhe me gjykimin:
‘’Për shkak të pozicionit në tabelë e kemi pritur të jetë një ndeshje e vështirë. Sa i takon lojës, mund të them që rezultati ishte pasqyrë reale e lojës pasi asnjëra skuadër nuk pati diçka më shumë nga loja. Nuk e kam zakon të flas për referim por siç duket këta e kanë të vështirë të dallojnë ngjyrat dhe kjo po ua vështirëson punën’’.
Drita Trepça 0:0
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues: 150
Gjyqtarë. K.Vula, B.Këpuska, D.Preniqi
KV: Haliti, Kelmendi, Rexhepi – Idrizi, Pevqeli
Drita: Huruglica, Baxhuku (Shaqiri), Haliti, Syla, Tusuni, Berisha, Kelmendi (Rexhepi), Limani, Gashi, Sermaxhaj (Ajdari), Murati. Trajner: Afrim Shahini
Trepça: Ademi, Osmani, Latifi, Kutllovci, Llapashtica, Voca, Balija, Idrizi, Pevqeli (Lladrovci), Babaj, Vinarci (Nimani – Tahiri). Trajner: Ajet Shosholli
/Drilon SYLEJMANI/2LONLINE/
/fotoarkiva/