DYLON

Drita dhe Gjilani mësojnë kundërshtarët e Kupës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen gjatë mesjavës së ardhshme (të martën e të mërkurën).

Drita për rival do ta ketë Vllazninë e Pozhoranit që bënë gara në Ligën e Parë, deri sa Gjilani do të përballet me KEK-un, kundërshtar të cilin do ta ketë edhe këtë vikend në ligë.

EkoHigjiena

Krahas objektivave në ligë, Drita dhe Gjilani lëshohen edhe në aventurat e Kupës. Në mesjavën e ardhshme priten të zhvillohen ndeshjet e para të rrethit të parë, ndërkohë që dy skuadrat gjilanase i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.

Drita që trofeun e Kupës për herë të fundit e kishte shijuar në sezonin 2000/01 në finalen ndaj rivalit lokal Gjilani, do ti bëj “konak” një tjetër fqinji, kësaj here Vllaznisë së Pozhoranit. Skuadër ketë që e kishte mposhtur në kuadër të çerekfinales sezonin e shkuar me shifra bindëse, 8:0.

Gjilani që e ngriti trofeun e parë pas luftës së fundit në Kosovë 1999/00 në finale ndaj Besianës (1:0), do të udhëtojë në Obiliq për tu përballur me KEK-un, rival këtë që e pret këtë fundjavë në kuadër të javës së fundit në Ligën e Parë. Gjilani gjithashtu ishte edhe në finale të Kupës në vitin 2001 dhe 2002 por në dy herët u mposht nga Drita (8:7 pas penaltive) dhe Besiana (2:1).

E mërkurë, 26.11.2014. Ora 13.00

Drita – Vllaznia (P)
KEK-u – Gjilani

/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/

Foto nga përballja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit sezonin e shkuar në Kupë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.