DYLON

Drita “demolon” Gjilanin

Drita “demolon” Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Dritës iu nevojiten vetëm 45 minutat e pjesëlojës së parë, për ta regjistruar me fitore kryederbin, takimin e javës së 26-të, të Superligës së Kosovës në Futboll, ndaj rivalit lokal, Gjilanit. Epilogu i këtij takimi ishte 4:0, dhe që të gjitha golat bardhekaltërtit, që e dominuan plotësisht takimin, i shënuan në 45 minutat e para.

Gjilani u tregua i pafuqishëm, për t’i bërë ballë Dritës superiore, liderit të tabelës së klasifikimit, e cila me këtë fitore, po rrugëton e vetme, e me hapa të sigurt drejt kurorëzimit me titullin kampion. Ndërkohë, Gjilani, që nisi mirë stinorin pranveror, duhet ndërmarrë sa më parë masa, për ta ndalur teposhtëzën, nëse do me i mbajtë shpresat gjallë, për dalje në Evropë.

EkoHigjiena

Përndryshe, kur jemi te ndeshja e sotme, ishte Almir Ajzeraj, që hapi serinë e golave për të pasuar me golin e kapitenit Rron Broja, pastaj edhe Arb Manaj gjeti rrjetën kundërshtare, e cila  rrjetë u tund edhe nga ukrainasi i Dritës, Denys Kostyshyn, për t’u vulosur fati i ndeshjes që në pjesëlojën e parë

Në pjesëlojën e dytë nuk pati gola, Drita, e kënaqur nga ajo që arriti në pjesën e parë, i lëshoi ca terren kundërshtarit, Gjilanit, i cili i bëri nderrimet e shumta, por pa prodhuar efekt kur jemi te golat, kështu që përveç rasteve, rezultati mbeti po ai i pjesës së parë, deri në fund të takimit.

Me këtë fitore Drita, shkon në kuotën e 57 pikëve, lidere e tabelës, që ndiqet pas nga Ballkani me 43 pikë (një lojë më pak).  Ndërkohë që Gjilani aktualisht është në pozitën e 4-të me 35 pikë, por vendi, i 5, 6, e 7, Prishtina, Ferizaj, Dukagjini, që kanë nga 32 pikë, kanë edhe nga një lojë më pak të zhvilluar, kështu qv radhitja mund të ndryshojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.