DYLON

Drita bënë edhe një hap tutje drejt stolisjes me titullin kampion

Drita bënë edhe një hap tutje drejt stolisjes me titullin kampion
Avatar photo Redaksia

Derbi i javës së 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll në mes të Dritës dhe Ballkanit, përkatësisht të parit dhe të dytit në tabelë, i ka takuar skuadrës bardh e kaltër nga Gjilani.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani dominuan këtë derbi dhe me rezultat 2:0, përmbyllën lojën në favor të tyre duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për titullin e kampionit.

EkoHigjiena

Kjo fitore e Dritës është e vlefshme edhe për faktin se u shënuan ndaj ndjekësit më tëafërt për titull, Ballkanit.

Kur jemi te dueli i sotëm, ishte Veton Tusha, ai që në minutën e 77-të, shënoi për epërsinë e Dritës, derisa Kastriot Selmani vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 89-të.

Ballkani luajti me një lojtar më pak nga minuta e 64-t, pasi Gentrit Halili u ndëshkua me karton të kuq.

Drita tani përforcon kreun e tabelës me plotë 53 pikë, 13 më shumë se Ballkani i dyti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.