Superliga e Kosovës në futboll, java e 34-të, solli ndeshjet interesante. Skuadra e Dritës ka luajtur pa gola, duke marr veç një pikë, e cila nuk ia mundësoi ta ruaj as pozitën e dytë, derisa Gjilani me një fitore bindëse, i ikë pozitës së tetë, vendit të barazhit.
Drita, për kundërshtar pati skuadrën e Feronikelit në të cilin takim portat heshtën. Rezultati i bardh ishte epilogu final i këtij takimi që bëri që skuadrat ta marrin nga një pikë, për Dritën, e pamjaftueshme për ta ruajtur së paku pozitën e dytë, të cilën ia lëshoi skuadrës së Llapit, derisa në “luftën” për titull, tashmë Ballkani i iku 6 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Tani, Drita është e treta me 66 pikë, Llapi pas fitores së sotme ka 68 pikë dhe ngjitet në pozitën e dytë, e Ballkani, që poashtu sot shënoi fitore, është i pari në tabelë me 72 pikë.
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka shënuar fitore si mysafire e Lirisë, rezultati final 1:3. Golat për gjilanasit i shënuan jarovic dhe Shabani dy herë, derisa autogoli i Shehit u regjistrua si gol i vetëm për skuadrën nikoqire.
Gjilani pas fitores së sotme, tani ndodhet në pozitën e shtatë të tabelës së klasifikimit me 39 pikë, duke e lënë në pozitën e tetë, pozitë e barazhit, skuadrën e Feronikelit, që me barazimin e sotëm i ka 38 pikë.
Fitore ka shënuar edhe Ballkani që mundi Fushë Kosovën (3:0), Llapi mundi Malishevën (1:0) e Dukagjini ishte më i mirë se Prishtina (1:0).
Java e 34-të
Rezultatet.
Drita-Feronikeli 74’ 0:0
Liria-Gjilani 1:3
Ballkani-Fushë Kosova 3:0
Llapi-Malisheva 1:0
Dukagjini-Prishtina 1:0
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, e spikat ballafaqimi i javës së ardhshme, derbi lokal, Gjilani – Drita, por edhe Llapi – Ballkani. /2LONLINE/