DYLON

Drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka kanë pritur në një takim udhëheqjen komunale të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë pritur në një takim kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorin komunal për arsim Qahil Sinani dhe bashkëpunëtorë tjerë . Gjatë këtij takimi, Sadik Haxhiu, Prorektor për Çështje Mësimorë në Universitetin “Kadri Zeka”, fillimisht ka informuar kryetarin Haliti për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit.

Prorektori Sadik Haxhiu ka thënë se si universitet jemi të hapur për bashkëpunime në fusha të ndryshme, duke ritheksuar rëndësinë e universitetit sa i përket dijes dhe shkencës .

EkoHigjiena

Nga ana tjetër kryetari I Vitisë , Sokol Haliti ka falënderuar prorektorin Haxhiu për pritjen e ngrohtë që I është bërë. Ai tha se Universiteti gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Komunës së Vitisë dhe si komunë do të jenë të gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.