Drejtuesit e Spitalit mirëpresin në takim drejtuesit e SHSKUK
Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan sot kishin një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK, Mr. Ph.Elvir Azizin dhe Drejtorin e Departamentit për Shërbime Shëndetësore të SHSKUK, Dr.Ardian Shefkiun.
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm-Gjilan, Dr.Afrim Cana njoftoi Azizin rreth planit të riorganizimit dhe zhvendosjes së shërbimeve me rastin e fillimit të renovimit të objektit spitalor nr 1, tani më të gjitha shërbimet kirurgjike janë bërë funksionale dhe po ju shërbejnë pacientëve.
“Drejtori i SHSKUK, Elvir Azizi na njoftoi me disa pika të riorganizimit të shërbimeve dhe tha se të gjitha shërbimet që ofrohen në QKUK në nivel të vendit janë në dispozicion për të bashkëpunuar me shërbimet e nivelit dytësor, ku objektivin ynë kryesor është të ofrojm shërbime sa me të mira”, ka thënë drejtori Afrim Cana.
Ndërsa, Drejtori i Departamentit për Shërbime Shëndetësore të SHSKUK Dr.Ardian Shefkiu tha se bashkërisht do të punojnë në planifikimin e burimeve njerëzore, ku strategjia jonë është që shtojnë shërbime të reja dhe t’i mbajnë aktive ato në nivel të vendit.
U vizitua edhe reparti i biokimisë, ortopedisë, kirurgjisë, ku u informuan me punën e shërbimeve që ofrohen aty dhe u tha se do të trajtohen të gjitha kërkesat që vinë për pajisjet, kuadrin dhe nevojat e këtyre reparteve. /2LONLINE/
