Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi së bashku me Zëvendës Drejtorin, Nënkolonel Shaban Azizi, në kudër të “Strategjisë së integruar të policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në bashkësi 2021-2025’’, janë pritur në takim nga Dekani i Universitetit ,”Kadri Zeka’’ në Gjilan Sadik Haxhiu dhe Profesor Fadil Osmani.
Gjatë këtij takimi, Kolonel Rukiqi ka falënderuar stafin akademik dhe studentet e universitetit ,,Kadri Zeka’’ për bashkëpunimin me policinë e Kosovës dhe kontributin e dhëne në hulumtimin e kryer nga ky universitet në ,”Besueshmërinë dhe kënaqshmërinë e punës së Policisë së Kosovës’’ në Rajonin e Gjilanit.
Po ashtu edhe Dekani Haxhiu u shpreh se e vlerëson lartë punën dhe kontributin për ofrimin e sigurisë nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.
Me këtë rast , Kolonel Rukiqi në shenjë falënderimi ndau edhe mirënjohje për Haxhiun dhe Osmani. /2LONLINE/