DYLON

Drejtuesit e policisë presin në takim lamtumirës monitoruesit e EULEX-it

Drejtuesit e policisë  presin në takim lamtumirës monitoruesit e EULEX-it
Avatar photo Redaksia

Dy monitoruesit e EULEX-it, Bengt Persson nga Suedia dhe Ivailo Petrov nga Bullgaria vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, në vizitën e tyre lamtumirës në përfundim të misionit të EULEX-it.

Ata u pritën nga zëvendësdrejtori rajonal, nënkoloneli Shaban Azizi, i cili i falënderoi për përkrahjen dhe mentorimin nga misioni i EULEX-it, gjatë këtyre 10 viteve sa zgjati ky mision në Kosovë, transmeton 2LONLINE.

Me këtë rast në shenjë respekti për përkushtimin dhe punën e bërë, dy monitoruesit e EULEX-i, u nderuan me mirënjohje Falënderimi, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.