DYLON

Drejtuesit e FFK-së bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri

Drejtuesit e FFK-së bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri
Avatar photo Redaksia

Në ditën e shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit në UEFA, presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të KE të FFK-së, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të administratës dhe drejtuesve të grupit të tifozëve “Dardanët”, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Fadil Vokrri.

Me këtë rast u vendosën kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, teksa presidenti Ademi e vlerësoi edhe një herë punën e ish-presidentit dhe të gjithë protagonistëve tjerë që nga mëvetësimi drejt finalizimit të ëndrrës dhe sakrificës së shumë gjeneratave për të qenë pjesë e familjes evropiane të futbollit, duke u zotuar se edhe në vitet e ardhshme drejtuesit e FFK-së do ta vazhdojnë me përgjegjësi rrugën e sukseseve.

Ndërkohë, presidenti Ademi gjatë ditës së sotme ka marrë urime të shumta për 4-vjetorin e anëtarësimit në UEFA nga homologë të federatave tjera, drejtues të institucioneve vendore, nga drejtues të klubeve, si dhe nga futbollistë e ish-futbollistë, trajnerë, bashkëpunëtorë e dashamirë të shumtë të FFK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.