Feronikeli u mposht 1:2 ndaj Llapit në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo humbje i kushtoi me humbjen e liderit në tabelë Feronikelit, ndërsa tani Llapi prin bashkë me Dritën dhe Ballkanin me 17 pikë.
Humbja e ndeshjes dhe vendit të parë, nuk është humbja e vetme për futbollistët e Feronikelit.
Sipas burimeve, klubi i Feronikelit ka dënuar lojtarët me 30% të pagës pas kësaj humbje.
Për dallim nga Feronikeli, lojtarët e Llapit morën nga 200 euro premi dhe pushim për 4 ditë në Shëngjin.