DYLON

Drejtues të Vetëvendosjes presin në takim ambasadorin e Sllovenisë

Drejtues të Vetëvendosjes presin në takim ambasadorin e Sllovenisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe zyrtarja nga sekretariati për marrëdhënie me jashtë, Diona Budima, pritën sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me ç’rast ambasadori slloven u interesua edhe për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvnedosje ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti, mes të tjerash, shprehu shqetësimin e tij të thellë ndaj dialogut pa parime që po zhvillon presidenti Thaçi, i cili, pa mandat dhe pa strategji transparente, diskuton për korigjim kufijsh e kompromise të dhimbshme. Ky format autoritar i dialogut është i padrejtë, i rrezikshëm dhe, si i tillë, i papranueshëm. Duke qenë se institucionet injorohen dhe Kuvendi bojkotohet, protestat qytetare janë bërë të domosdoshme për të mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës kundrejt pazareve të autokratëve Thaçi dhe Vuçiq.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira bilaterale mes Kosovës e Sllovenisë, si dhe ranë dakord për komunikim e bashkëpunim të vazhdueshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.