DYLON

Drejtues të UKZ-së po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të BUA-së

Drejtues të UKZ-së po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të BUA-së
Avatar photo Redaksia

Në  Asamblenë e 7 me radhë të Konferencës së Shoqatës së Universiteteve Ballkanike 2023, e cila po i zhvillon punimet më  27 dhe 28 shtator 2023 në Universitetin e Tuzlës, Tuzla, Bosnje dhe Hercegovinë, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” po marrin pjesë Rektori i zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi.

Në Konferencën e Shoqatës së Universiteteve Ballkanike 2023 me temë: Bashkëpunimi Akademik, Sfidat dhe Perspektivat e Ardhshme në Ballkan, është diskutuar për ndërkombëtarizimin në universitetet e Ballkanit, potencialet dhe sfidat, për rolin e Rrjeteve Universitare në Integrimin Evropian të Ballkanit, migrimet, sfidat dhe perspektivat e ardhshme.

EkoHigjiena

Nga kjo konferencë u rekomandua që  universitetet duhet të sigurojnë stabilitet institucional, krijimtari kulturore dhe shkencore, të angazhohen shoqërisht, të jenë burim kryesor i njohurive në shoqëri, të jenë bartës të progresit dhe të fokusohen në bashkëpunimin e ndërsjellë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.