DYLON

Drejtues të DSHMS-së, vizitë punë në dy Qendra të Mjekësisë Familjare

Drejtues të DSHMS-së, vizitë punë në dy Qendra të Mjekësisë Familjare
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Gjilanit,kanë bërë me dije se sot zhvilluan vizita pune në dy Qendra të Mjekësisë Familjare, në QMF “Ramiz Cërnica” dhe QMF “Emine”, në lagjen Arbëria.

Mimoza Kadriu Qerimi, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije se  gjatë vizitave u njohën nga afër me punën e përditshme të stafit shëndetësor, kushtet e ofrimit të shërbimeve dhe nevojat e këtyre qendrave.

EkoHigjiena

“Biseduam me mjekët dhe personelin për sfidat me të cilat përballen, por edhe për mundësitë e avancimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi.

Ajo shtoi se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mbetet e përkushtuar që përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me stafin shëndetësor të përmirësojnë kushtet e punës dhe të sigurojmë shërbime sa më cilësore, efikase dhe të qasshme për çdo qytetar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.