Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan zhvillon aktivitete në kuadër të projektit ‘’Me ty për shëndetin tëndë’’
Me datën 26.10.2026 në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan nga Njësia e Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të projektit “Me ty për shëndetin tënd”, përmes fushatës me moton ‘’Ji më e fortë se ç’do sfidë’’ është realizuar një ligjëratë vetëdijesuese me pjesëtarët e Policisë së Kosovës për rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit.
Aktiviteti është organizua në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Gjilanit, gjersa ligjërata u mbajt nga mjekja Dr.Elvana Klaiqi dhe infermierja znj.Mimoza Kurteshi Hajdari.
Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e informimit të drejtë, kontrolleve të rregullta mjekësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Ky aktivitet i realizuar me pjesëtarët e policisë së Kosovës synon të kontribuojë në rritjen e vetëdijes qytetare, promovimin e kujdesit shëndetësor dhe përcjelljen e mesazheve të solidaritetit e mbështetjes për personat e prekur nga kanceri i gjirit. /2LONLINE/
