DYLON

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon aktivitetet në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon aktivitetet në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan përmes Stacioneve Policore dhe njësive të specializuara rajonale, në tërë zonën e përgjegjësisë është duke zhvilluar aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”.

Në fokus të aktiviteteve janë rritja e prezencës dhe patrullimeve policore, mbikëqyrja dhe kontrolli i trafikut rrugor, parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik si dhe ndërmarrja e masave ndaj shkelësve të ligjit.

EkoHigjiena

Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe parandalimit dhe luftimit të dukurive penalen që ndërlidhen me narkotikët, përmes veprimeve operative dhe hetimore, identifikimit të personave të përfshirë dhe lokacioneve të dyshuara.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar që përmes prezencës së shtuar policore, masave parandaluese, aktiviteteve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët e institucionet tjera, të kontribuojë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit veror.

Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim me zyrtarët policorë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.