DYLON

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nderon policët e rënë në detyrë me vizitë te familjet e tyre

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nderon policët e rënë në detyrë me vizitë te familjet e tyre
Avatar photo Redaksia

Në shënim të ditës së policëve të rënë në detyrë, zëvendësdrejtori rajonal i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Remzi Azemi, së bashku me stafin udhëheqës të Drejtorisë, komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, si dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, kanë realizuar një sërë vizitash tek familjet e policëve që kanë rënë në krye të detyrës.

Me këtë rast është shprehur respekti i thellë, nderimi dhe mirënjohja e pakushtëzuar për sakrificën e dhënë nga këta zyrtarë policorë në shërbim të ligjit, rendit, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

EkoHigjiena

Në kuadër të vizitave, është nderuar edhe familja e policitë Lazim Rexhepi, polici i parë i rënë në detyrë në Republikën e Kosovës, duke vendosur lule tek pllaka përkujtimore, në shenjë respekti dhe përkujtimi të përhershëm për veprën dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Policia e Kosovës qëndron gjithmonë pranë familjeve të policëve të rënë, duke vlerësuar dhe respektuar lartë dhe me nder për të gjithë ata që dhanë jetën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shoqëri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.