• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me plan operacional për vitin e ri shkollor

Redaksia 2LONLINE 1 Shtator, 2023 2 min
 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me plan operacional për vitin e ri shkollor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarrë një sërë masash ligjore për të garantuar rendin, me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë në trafik afër shkollave.

Në kuadër të kësaj ka hartuar planin operacional ,,Siguria në shkolla’’, plan i cili parashikon hapa konkret për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë bashkëpunimin e policisë dhe angazhimin e komunitetit shkollor.

Me këtë rast është planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal.

Nga njësitet e komunitetit në kuadër të gjitha stacioneve policore në nivel të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan është vendosur bashkëpunim me autoritet edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, drejtorive të shkollave, këshillave të prindërve dhe këshillave të nxënësve duke përcaktuar masa të përbashkëta në implementim të projekteve e fushata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan uron të gjithë personelin mësimor, nxënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Drejtoria Rajonale Gjilan Policia rekomandojmë shkolla shkollor
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Fushatë vetëdijesuese kundër zjarreve

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com