DYLON

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arritur rezultate kulminante në garat sportive për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arritur rezultate kulminante në garat sportive për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë treguar përkushtim dhe disiplinë të lartë duke arritur rezultate kulminante në garat sportive të organizuara në nivel të Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e kësaj drejtorie kanë dëshmuar frymë të lartë ekipore dhe përgatitje të shkëlqyer fizike e taktike duke u shpërblyer me çmime kryesore në disa disiplina:

EkoHigjiena
  • Futboll: Vendi i parë (Kampionë)
  • Volejboll: Vendi i parë (Kampionë)
  • Shah: Vendi i dytë
  • Shenjëtari: Vendi i tretë

Me këtë rast Drejtori Rajonal i Policisë Kolonel Agron Rukiqi ka pritur në takim zyrtarët fitues të cilët i ka përgëzuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe imazhin e lartë që i kanë dhënë drejtorisë. Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e arritura sportive Drejtori Rajonal i ka shpërblyer me mirënjohje.

Këto fitore konfirmojnë se përveç përkushtimit të përditshëm për sigurinë e qytetarëve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbajnë standarde të larta edhe në promovimin e vlerave sportive, disiplinës dhe bashkëpunimit kolegial. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.