Drejtoria Rajonale e Policisë, Gjilan: 1 mijë e 994 gjoba brenda javës
Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.07.2026 – 30.07.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër (1994) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i dyzet (40) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar njëzet e nëntë (29) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar tridhjetë e shtatë (37) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e dy (62) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/
