Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë, Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 27.12.2024 – 02.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e njëqind e njëzetë (1120) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull:
- Kontrollo dritat: Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,
- Përdor dritat e ulëta: Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,
- Mbaj një distancë të sigurt: Rrit distancën nga automjetet para,
- Përdor vijat orientuese: Ndiq vijat anësore të rrugës,
- Redukto shpejtësinë: Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,
- Mos ndalo në rrugë: Nëse duhet të ndalosh, bëje larg rrugës kryesore dhe ndiz dritat paralajmëruese. /2LONLINE/