Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe organizata HELP mbajnë sesionin e dytë informues për bizneset në Gjilan
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën HELP, ka mbajtur sesionin e dytë informues për bizneset, me qëllim të informimit mbi mundësitë e mbështetjes dhe zhvillimit të sektorit privat.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u informuan lidhur me kriteret, procedurat dhe mundësitë e aplikimit për të përfituar nga programi mbështetës, si dhe morën sqarimet e nevojshme për procesin e aplikimit.
“Afati i fundit për aplikim është 20 tetor 2026. Ftohen të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik vazhdon angazhimin për mbështetjen e bizneseve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik, në bashkëpunim me partnerët zhvillimorë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik. /2LONLINE/
