Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e komunës së Vitisë, gjatë fundjavës së shkuar ka intervenuar në fshatrat Binqë, Kabash e Ballancë pasi që në këto lokalitete ka pasur rrëshqitje të dheut.
Kjo u bë me dije sot nga zyrtarët komunal të kësaj drejtorie. Kurse gjatë këto punë janë mbikëqyrur edhe nga Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike e Emergjencë në Viti.