DYLON

Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi monitoron në terren procesin e rindërtimit të Kadastrit

Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi monitoron në terren procesin e rindërtimit të Kadastrit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Burbuqe Leka, së bashku me udhëheqësin e Gjeodezisë, Ramush Ismaili, dhe zyrtarin Eshtref Keka, kanë realizuar një vizitë pune në zyrat ku ka filluar procesi i rindërtimit të Kadastrit në pesë zona kadastrale.

Gjatë vizitës, nga afër janë parë punimet që po zhvillohen, ndërsa zyrtarët kanë ofruar këshilla dhe udhëzime për punëtorët e angazhuar, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë sa më efikase dhe funksionale.

EkoHigjiena

“Drejtoria e Pronës, Kadastërit dhe Gjeodezisë mbetet e përkushtuar që ky projekt të realizohet me sukses dhe në përputhje me standardet e kërkuara prandaj edhe ftohen të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfitojnë nga ky projekt i rëndësishëm për rregullimin dhe përditësimin e të dhënave kadastrale”, ka thënë Drejtoresha Leka.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.