DYLON

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon për kujdes nga zjarret, Shabani: “Raportoni menjëherë çdo rast të dyshimtë”

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon për kujdes nga zjarret, Shabani: “Raportoni menjëherë çdo rast të dyshimtë”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat e sigurisë, veçanërisht gjatë periudhave kur rreziku nga zjarret është më i lartë.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, së bashku me pjesëtarët e Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan, ka qenë i pranishëm gjatë një intervenimi në terren, ku ekipet emergjente kanë vepruar për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës, transmeton Portali  2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Shabani ka vlerësuar angazhimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të zjarrfikësve për të reaguar në situata emergjente, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe kujdesit të qytetarëve.

“Apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat e sigurisë. Çdo situatë e dyshimtë apo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë te shërbimet emergjente, në mënyrë që reagimi të jetë sa më i shpejtë dhe efektiv”, ka deklaruar Shabani, transmeton 2LONLINE.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka falënderuar zjarrfikësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për intervenim.

Nga kjo drejtori është theksuar se mbetet e përkushtuar në reagimin e shpejtë ndaj situatave emergjente, parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.