DYLON

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ndan mirënjohje për Policinë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ndan mirënjohje për Policinë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan me rastin e kremtimit të 7 marsit, Ditës së Mësuesit, me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ka ndarë një mirënjohje për Policinë e Kosovës.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e sallës së koncerteve të shkollës së muzikës në qytetin e Gjilan, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan z. Shpend Nuhiu dorëzoi mirënjohjen përfaqësuesve të Policisë, duke vlerësuar kontributin dhe theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për mirëqenien e qytetarëve.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës si një institucionet i besueshme dhe i rëndësishme në vend, do të vazhdoj të thelloj bashkëpunimin me institucionet e tjera për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.