DYLON

Drejtoria Komunale e Arsimit mban takim me drejtorët e shkollave në Kamenicë

Drejtoria Komunale e Arsimit mban takim me drejtorët e shkollave në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, së bashku me stafin e drejtorisë, ka zhvilluar një takim me drejtorët e të gjitha shkollave në Komunën e Kamenicës.

Temë kryesore e këtij takimi ishin përgatitjet për fillimin e mësimit tërëditor, me fokus në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve nëpër institucionet arsimore.

EkoHigjiena

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e digjitalizimit të të gjitha shërbimeve në shkolla, me synim modernizimin e administratës shkollore dhe lehtësimin e ofrimit të shërbimeve për nxënësit, prindërit dhe stafin arsimor.

Drejtori Klaiqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet drejtorive shkollore dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit për të siguruar një fillim sa më të suksesshëm të procesit mësimor dhe avancimin e shërbimeve arsimore në komunë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.